Këta janë dy personat që shiten bileta false deri në 400 euro për ndeshjen Shqipëri-Çeki

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të cilët falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën ato me çmime të larta, raporton Sinjali.

Siç njofton Policia, nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë falsifikuar dhe shitur rreth 60 bileta të tilla për këtë ndeshje.

Po ashtu bëhet e ditur se këto bileta dy të dyshuarit A. O. dhe S. A, banues në Tiranë i shitën me çmim deri në 400 euro.

Ata që u mashtruan nga këta dy persona, pasi i paraqitën biletat për të hyrë në stadium patën probleme teknike, aty ku edhe u kuptua se biletat ishin të dubluara.

Ndërsa, siç raporton Tv Klan, personat e arrestuar janë këta:

Lexo edhe:  Rusia lëshon fletarrest ndërkombëtar për komandantin e Njësisë Speciale, Besart Ahmeti