Këta janë dy burrat e familjes Ibishi në Burrnik të Ferizajt që u rrahën mes vete për pronë, njëri 62-vjeç e tjetri 71!

Mbrëmë u raportua për një konflikt pronësor që ka ndodhur në fshatin Burrnik të Ferizajt, ku janë përfshirë dy burra të së njëjtës familjes. Të dyshuarit që u rrahën mes vete kanë pësuar lëndime trupore dhe që të dy janë arrestuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të arrestuarit janë 62-vjeçari Fatmir Ibishi dhe 71-vjeçari Xhemajl Ibishi.

Xhemajl Ibishi i cili ka marrë lëndime të rënda trupore është dërguar në mbajtje për 48 orë pasi ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Po ashtu edhe Fatmiri ka marrë tretman mjekësor dhe ka përfunduar në ndalim policor.

Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit të shtëpisë së Xhemajlit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me fishekë dhe katër pushkë gjuetie të cilat janë konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Duda Balje është ndaluar nga policia serbe në Merdar