Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë: Liberalizimi i vizave s’do të ndodhë nesër, do të ketë diskutime

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, kanë mbajtur së bashku me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti një konferencë për media ku është folur për Raportin e Kominionit Evropian për Kosovën për vitin 2022.

Szunyog foli në ëtë konferencë edhe për çështjen e liberalizimit të vizave. Ai tha se liberalizimi nuk do të ndodhë nesër, pasi që fillimisht do të jetë në nivel të diskutimeve.

“Në njërën dorë mund të them se është e rëndësime që Këshilli Evropian të nis diskutimin e kësaj çështje [liberalizimin e vizave për Kosovën] sepse nuk është bërë që nga 2018. Por kjo çështje është një diskutim në nivel të ekspertëve dhe në nivelin e ekspertëve nuk mund të prisni vendime – do te këtë diskutime dhe në fund të fundit është Këshilli i Ministrave që vendos”, tha ambasadori.

Szunyog, duke e komentuar Raportin e Progresit, tha se Kosova ka nevoj për përmisim në sistemin gjyqësor.

“Gjyqësori ka nevojë për përmirësim, reforma duhet të jetë duke përmirësuar implementimin e mjeteve ekzistuese për integritet dhe pavarësi të sistemit gjyqësor. Në luftën kundër korrupsion, ju e keni adaptuar legjislacionin korrekt, dhe ka rekomandime për raporte në agjendën evropiane’, tha ai.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në qendër të Gjilanit