Kërcet dajaku mes taksistëve në Klinë, ndërhyn Policia – Ka të arrestuar

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur të enjten në sheshin “Nëna Terezë” në Klinë, më saktësisht në parkingun e taksistëve.

Konflikti verbal mes dy të dyshuarve, që sipas informatave të para janë taksistë ka eskaluar në fizik, për motive ende të panjohura, për çka u desh intervenimi i Policisë dhe të dy u arrestuan.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi njëri nga të dyshuarit kishte shkuar te automjeti i të dyshuarit tjetër dhe pas një debati të momentit, ka filluar ta sulmojë atë, me ç’rast edhe ky i fundit del nga vetura dhe rrahën keq me njëri-tjetrin.

Për pasojë, dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor në spital dhe më pas janë shoqëruar për në stacion policor.

Me vendim të Prokurorit, ata janë ndaluar për 48 orë dhe do të hetohen për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje”. /Sinjali

Lexo edhe:  Tragjike: Shpërthim në një shtëpi në Klinë, humb jetën një person