Konjufca i ashpër me Qeverinë: Kryeministri dhe ministrat e kanë obligim t’u përgjigjen deputetëve

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka obligim të përgjigjet në pyetjet e deputetëve, dhe ka vërejtje nëse nuk ndodhë kjo.

Konjufca ka thënë se në raste të tilla do ta kenë vërejtjen e Kuvendit dhe kryetarit të këtij institucioni.

“Së pari, sa u përket pyetjeve parlamentare, Qeveria, kryeministri dhe ministrat e kanë obligim e miu përgjigj pyetjeve, në çdo mospërgjigje e kanë vërejtjen e qartë të parlamentit dhe Kryetarit që kjo nuk është mirë, ekziston në përgjegjësinë publike që të jenë të përgjegjshëm para Kuvendit, sidomos Qeveria dhe ministrat”, tha ai në seancën e sotme.

Tutje, Konjufca ka thënë se ky ka qenë pozicionim i Qeverisë pas movotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, por që nuk është brenda rregullave të Kuvendit.

“Ky ka qenë pozicionim politik i Qeverisë, që nuk ka qenë brenda rregullave të Kuvendit dhe këtë e kanë ndërlidh me mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha ai.

Lexo edhe:  Ishte student dhe punonte kamerier – ky është 19-vjeçari që u qëllua për vdekje me thikë në Fier