Katër të lënduar në aksidentin në Lluzhan të Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lluzhan të komunës së Podujevës, ku janë përfshirë katër vetura.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se nga ky aksident katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ai bëri të ditur se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“Rreth orës 13:10 policia ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me persona të lënduar që është shkaktuar në fshatin Lluzhan- Podujevë. Të përfshira në këtë aksident ishin katër automjete, përderisa raportohet se tretman mjekësor kanë kërkuar katër persona të lënduar”, tha Hoxha.

Dy aksidente të rënda në rrugën Podujevë-Prishtinë

Lexo edhe:  Vasfije Krasniqi Goodman pajiset me pasaportën e Kosovës: E gëzofsha