Rrëmbyen dhe rrahën 20 vjeçarin për borxhin prej 200 eurosh, Policia arreston dy të dyshuarit

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona  në Prishtinë të cilët kishin rrëmbyer dhe rrahur një 20 vjeçar, për shkak të një borxhi prej 200 euro.

Të dyshuarit dyshohen për veprat penale: Privim i kundërligjshëm nga liria, lëndim trupor dhe vetëgjyqësi.

Personat e arrestuar janë:

 

– A.K, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
– A.P, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin janë kryer bastisje në tri lokacione, ku përveç provave që ndërlidhen me rastin është gjetë dhe sekuestruar: një pushkë ajrore, një thikë,  një telefon (i është kthyer ankuesit), një veturë ( i është kthyer ankuesit).

Gjithashtu nga policia është sekuestruar edhe automjeti i të dyshuarve i cili është i pëfshirë në rast.

Aktualisht hetuesit policor, janë në kërkim të personit të tretë të dyshuar i cili është i identifikuar.

Lexo edhe:  Vritet një grua në Ferizaj