Anita “shkretoi” sërish mbrëmë: Lindës duket se i mbeti peng që nuk e piu gotën me verë me Bleron

Opinionistja e “Big Brother VIP Kosova”, Anita Haradinaj, po komentohet jashtëzakonisht shumë për deklaratat e saj.

Edhe mbrëmjen e kaluar nuk mbeti pa një deklaratë e cila nuk ishte edhe aq e hijshme.

Përtej debatit mes Lindës dhe Bleros, e cila u degradua, edhe Anita e tha një deklaratë e cila duket se nuk u dëgjua edhe mirë nga publiku.

Teksa i tha Lindës, pse i kishte hipur në veturë Bleros nëse nuk do të donte të shkonte në hotel me të, ajo tha se si duket i ka mbetur peng asaj ajo natë.

Anita u shpreh se rikthimi i historisë pas 12-të vitesh, mund të jetë arsyeja e mbetjes peng që nuk e ka pranuar Bleron dhe nuk e piu gotën me verë.

Lexo edhe:  Dy vëllezërit rrahin keq shokun e tyre në Suharekë, ia thyejnë dhëmbin