Dy aksidente të rënda në rrugën Podujevë-Prishtinë

Dy aksidente të rënda kanë ndodhur sot në rrugën Podujevë – Prishtinë.

Njëri nga aksidentet ka ndodhur saktësisht në Vranidoll. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura – njëra me targa të Kosovës dhe tjetra me targa të huaja.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, teksa nga pamjet shihet se rruga është mbyllur për qarkullim.

Aksidenti tjetër po ashtu ka ndodhur në këtë rrugë. Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Lexo edhe:  KEDS e ndal rrymën edhe gjatë vikendit