Kapet nga Policia i mituri që iku nga Qendra Korrektuese në Lipjan që më shumë se 1 muaj

Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale në Qendrat Korrektuese në Kosovë, ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgjeve. Një rast i tillë kishte ndodhur në fillim të muajit janar në Qendrën për të Mitur në Lipjan, ku një 17-vjeçar kishte ikur dhe ka qëndruar në arrati deri më dje.

Sinjali mëson se i mituri nga Peja është kapur nga Policia në autostradë dhe është shoqëruar në stacion policor për proceduarat e nevojshme.

I njëjti më pas është dërguar në qendër për ta vuajtur dënimin, teksa lidhur me ndalimin e tij është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë.

“Lidhur me rastin është raportuar se  me 25.02.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë i arratisur dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”

Lexo edhe:  Arrestohet shoferi i kamionit që shkaktoi aksident me fatalitet në Vushtrri dhe iku nga vendi i ngjarjes