Kaos në HIB Petrol: Ambulanca e Policia në lokal, mërgimtarët vrapojnë të tmerruar – dyshojnë se janë helmuar

Një grup qytetarësh që po shërbeheshin në restorantin e Hib Petroll në Gjilan kanë përjetuar kaos për disa momente. Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale shihen qytetarët duke ikur nga restoranti të tmerruar.

Nuk dihet nëse këta klientë ishin helmuar. Por, dyshohet se ata kishin probleme të theksuara me frymarrjen pasi që dhe në video shihet duke mbyllur gojën.

Sipas tregimeve të vizitorëve në restauront, besohet se është lëshuar një lloj gazi që ka shkaktuar probleme të theksuara me frymëmarrje te mysafirët prezentë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkurën, pas orës 24:00h.

Lexo edhe:  Flet babai i të dyshuarit për vrasjen e ish-bashkëshortes: Djali me pas vdekë aty, ma shumë s’isha mërzitë