E rëndë: I riu Arbër Shaqiri vdes në aksident, lë pas gruan dhe dy fëmijë

I riu Arbër Shaqiri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Lajmin e ka bërë të ditur një e afërm e tij, e cila ka konfirmuar se shkaktar ishte një aksident që ndodhi në Shkup, shkruan 02 Press.

“Në aksident komunikacioni humb jetën Arber Shaqiri Shumë e rand me shkru për ty🤍Shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën. Allahu të dhashtë XHENETIN vlla 🤲🏼”, shkruan Ina Shaqiri.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga klubi i çiklistëve.

“Me keqardhje ju njoftojmë se sot ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin një veturë ka goditur dy çiklist nga Shkupi, në unazën në Shkup (Radishani) drejtimin nga Tetova.Në aksidentin ka humbur jetë shoku ynë dhe njëkohësisht anëtari i klubit Phoenix Cycling Team, Arbër Shaqiri.Në emër të klubit, shprehim ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmive”, thuhet në njoftimin e Klubit të Çiklistëve.

I riu Arbër Shaqiri la pas gruan dhe dy fëmijë.

Lexo edhe:  Luiz Ejlli takohet me Kryeministrin Kurti