4 të lënduar në aksidentin në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave që ka ndodhur këtë të martë në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Debërllukë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi rajonal i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Jepi zë sot publikoi pamjet nga aksidenti ku shiheshin ushtarë që po ndihmonin të lënduarit, ndërsa Policia ka dhënë detaje rreth asaj që ndodhi.

“Aksident trafiku me lëndime, shkaktuar rreth orës 12:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Deberllukë, në aksident janë përfshirë dy vetura civile, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar katër (4) persona”, ka thënë Zahiti.

Pamjet e aksidentit mund t’i shihni KËTU

 

Lexo edhe:  Kujtim Peci nga Boletini largon sërish flamujt serb