Kamioni e shkel një grua në Prizren, vdes në vend

Një grua ka vdekur si pasojë e plagëve të marra pasi është goditur nga një kamion në fshatin Manasterica të Prizrenit, të hënën pasdite.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se drejtuesi i automjetit është arrestuar.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes një kamioni me targa vendore, me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe këmbësores viktimës femër kosovare. Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka është dërguar në trajtim mjekësor ku dhe më pas është njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Deputeti i VV-së për kërkesat e FIT-it: Mos ta bëjnë betejë politike