Fadije Brahimi nga Mitrovica vlerësohet me grada të larta në policinë norvegjeze

Të shumtë mërgimtarë tani janë bërë storie suksesi në fusha të ndryshme.

Me punë dhe përkushtim, kanë arritur të krijojnë autoritet dhe emër suksesi në shtetet të cilat ata jetojnë, përcjell Jepi zë.

Fadije Brahimi nga Mitrovica por që jeton prej 30 vitesh në Norvegji, është shqiptarja e parë që përfundoi universitetin 3 vjeçar për oficere policie në një nga institucionet arsimore më të larta policore në botë, shkruan albinfo.

Brahimi ka arritur suksese të mëdha profesionale, pasi është vlerësuar me grada të larta në policinë norvegjeze, duke u emëruar edhe përgjegjëse e sektorit të hetimeve në qytetin ku jeton.

Përveç saj, në universitetin ku arsimohen oficerët e rinj në Norvegji, kanë filluar të studiojnë edhe femra të tjera shqiptare.

Lexo edhe:  Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, mjeku konstaton vdekjen e tij