Arrestohet shtetasi i huaj që tërheqte para në bankat e Kosovës me 27 kartela

Dyshohej të tërhiqte para kundërligjshëm nga bankomatet në Kosovë, arrestohet shtetasi i huaj, i sekuestrohen 27 kartela të ndryshme bankare të dyshuara të klonuara dhe dëshmi të tjera

Më datë 03.09.2022, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, është njoftuar nga njësiti patrullues i stacionit policor Jugu në Prishtinë, lidhur me ndalimin e një personi të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare.

Dyshohet se i njëjti me kartela të klonuara ka tentuar ose ka tërhequr para nga bankomatët e bankave të ndryshme në Kosovë.

Në cilësi të provave dëshmive materiale janë sekuestruar:

– Një telefon celular;

– Një SIM kartel;

– Para të gatshme 1200 euro;

– Rreth 387.02 Funta Anglez;

– 27 kartela të ndryshme bankare, të dyshuara të klonuara.

Sipas detyrës zyrtare gjatë gjithë procesit ka qenë prezent avokati mbrojtës. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe sipas rekomandimeve do të ndërmerren veprimet e mëtejme sipas proceduarve ligjore.

Lexo edhe:  Theret me thikë një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari