“K**** doni t’ju tregoj pe****”- pronari i hotelit në Himarë kërcënon turistet gjermane

Është e pabesueshme miq, por çdo herë që fillon sezoni i plazhit në Shqipëri, do të ketë patjetër incidente. Problemi qëndron që incidentet nuk ndodhin vetëm me shqiptarët por edhe me të huajt. Kujtojmë për shembull rastin e Mihal Kokëdhimës para disa vitesh ku u hodh sipër makinës së disa turistëve spanjollë duke i kërcënuar dhe duke thyer xhamin.

Tashmë një histori tjetër e turpshme përsëritet në Himarë. Dy vajza gjermane kanë mbetur pa fjalë kur janë përballur me një skenë të neveritshme në Himarë. Ngjarja ka ndodhur pranë një hosteli të quajtur “Himare Relax Hostel”.

Vajzat gjermane të cilat kanë kontaktuar redaksinë tonë, shprehen se rezervuan në këtë hostel nëpërmjet platformës “Booking”. Por kur mbërritën ditën e caktuar, panë se pronari ishte plotësisht i dehur dhe filloi t’i shante.

Sipas turisteve, pronarit iu desh t’i pyeste rreth 6 herë për emrin dhe nuk arriti t’u jepte dhomën e rezervuar. Vajzat shprehen se i kërkuan gjithashtu edhe parkimin privat i cili përfshihej në çmim, por pronari thjesht hapi derën dhe i futi në një vend ku nuk kishte asnjë post parkimi të lirë.

Pas kësaj vajzat u kthyen përsëri tek recepsioni dhe i kërkuan të hynin në dhomën e prenotuar, por në këtë moment pronari dukej si i çmendur. Pas kësaj vajzat duke mos u ndjerë rehat, thanë se do të largoheshin për shkak të atmosferës së krijuar.

Por në këtë moment pronari i hostelit fillon t’i ndjekë vajzat në parkim dhe filloi të godiste makinë me duar e duke sharë turistet gjermane. Në një moment, përveç ofendimeve e sharjeve nga më të ndyrat, pronari i hotelit pyet vajzat nëse donin t’iu tregonte penisin e tij.

Lexo edhe:  Tërmet në Greqi, kaq është shkalla e Rihterit

Vajzat gjermane shprehen se ky individ është një rrezik për të gjithë dhe duan të paralajmërojnë edhe të tjerët që të kenë kujdes pasi kanë frikë se mund të ndodhë diçka. Më pas vajzat janë drejtuar në polici ku kanë bërë edhe deklaratën përkatëse.