Rruga “xham” nga ngricat, nisin aksidentet në rrugën e Podujevës

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë – Podujevë, konkretisht në fshatin Penuhë.

Në këtë aksident, sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Raportohet të ketë edhe persona të lënduar, por jo rëndë – ndërkohë që si pasojë e aksidenti janë krijuar kolona të gjata.

Ndryshe, rruga Prishtinë – Podujevë sonte është bërë vështirë e kalueshme si pasojë e ngricave nga temperaturat e ulëta.

Lexo edhe:  Prizrenasi futet në sherr, kërcënon Policinë pasi i shqiptuan gjobë për kundërvajtje në trafik