Sherr në një familje në Prishtinë, e mitura sulmon nënën e saj

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në një familje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë ku pas një mosmarrëveshje, vajza 17-vjeçare ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj, 47-vjecare.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 47-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ndërsa e njëjta ka marrë edhe trajtim mjekësor.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore e kanë shoqëruar 17-vjeçaren në stacion policor, ku ka dhënë deklaratë për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në ndalim dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

Lexo edhe:  Hajnat e armatosur i grabisin këmbimoren e kriptovalutave, vodhën rreth 50 mijë euro