Joshua fantastik, ia “shkund dritat” kundërshtarit në raundin e shtatë

Anthony Joshua ka arritur të shënojë fitore në meçin e sontëm në O2 Arena të Londrës.

Boksieri britanik e mundi me nokaut në raundin e shtatë finlandezin, Robert Helenius.

Një kombinim goditjesh në bark dhe fytyrë ishin fatale për Helenius, i cili u shtri në tokë.

Gjyqtari menjëherë vendosi ta ndërprente aty takimin dhe ia dha fitoren Joshuas.

Kësisoj, Anthony Joshua po vazhdon rrugën e tij drejt sigurimit të luftës për titull kampioni.

VIDEO

Lexo edhe:  Ish-futbollisti nga Mitrovica që sot jeton në Beograd, Xhevat Prekazi, mbështet fuqishëm Serbinë në Kupën e Botës: Besoj se do të ketë sukses të madh