Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot stabil, me diell dhe të ngrohtë.

Temperaturat maksimale do të rriten afërsisht deri në 28 ose 29°C, pas një mëngjesi mjaft të freskët.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryeisht me diell dhe i ngrohtë. Pasdite në disa vise në jug dhe juglindje të Shqipërisë priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Java e re fillon me mit kryesisht të kthjellët dhe me vranësira të pakta lokale. Pasditeve do të ketë zhvillime në zona të izoluara të ndonjë rrebeshi lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Rrebeshe më të theksuara të shiut me bubullimë parashihen në disa zona të Shqipërisê, sidomos në zonën jug-qendër të vendit. Reshjet do të jenë të izoluara./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Bëhet shkrumb e hi shtëpia dykatëshe në Malishevë, s’dihet shkaktari