“Je gruaja ime dhe të bëj ç’të dua”, arrestohet shqiptari për përdhunim dhe keqtrajtim ndaj bashkëshortes

Më 12 qershor 2023, një 39-vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e gruas së tij, po ashtu shqiptare, do të ulet në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Përbashkët të Assencës në Kos.

Shqiptari, i cili është liruar me kushtin shtrëngues të largimit nga shtëpia, është arrestuar nga Policia e Rodosit më më 23 qershor 2021. Në të njëjtën ditë dhe pak kohë më parë ai u denoncua nga gruaja e tij se pasi e kishte goditur dhe kërcënuar e kishte përdhunuar.

Pas marrjes në pyetje, i pandehuri nuk e pranoi akuzën dhe pretendoi se ishte një keqkuptim. Ndërsa 27-vjeçarja ka treguar se është e martuar prej 10 vitesh me 39-vjeçarin dhe se kanë dy fëmijë, një djalë 9-vjeçar dhe një vajzë 6-vjeçare. Që nga fillimi i martesës së tyre, ajo është përballur me probleme, siç tha ajo, për shkak të dhunës së tij psikologjike dhe verbale, por edhe për shkak se ai e detyronte atë që të kryente me zor marrëdhënie seksuale.

Mediat greke raportojnë se shqiptarja më 22 qershor 2021, u kthye në shtëpi me burrin e saj pas punës. Fëmijët po flinin në dhomë, ndërsa pasi ajo kishte bërë një banjë, burri i saj kishte abuzuar me të.

“Ti je gruaja ime dhe unë do të bëj çfarë të dua”, mësohet t’i ketë thënë shqiptari gruas, dhe më pas e kishte goditur.

 

Lexo edhe:  Sekuestrohen dy vetura në magjistralen Mitrovicë-Vushtrri për shmangie të pagesës së doganës