Njerka rrah brutalisht vajzat e burrit në Lipjan, përfundon në ndalim për 48 orë

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Kështu ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në fshatin Vërshevc të Lipjanit.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se këtë herë dy vajza janë sulmuar fizikisht nga njerka e tyre, gruaja e babait (emër i njohur për redaksinë, që nuk do të publikohet me qëllim të ruajtjes së identitetit të viktimave të mitura).

E dyshuara që u denoncua për keqtrajtim fizik është arrestuar pasi u denoncua në Polici se po ushtron dhunë në familje.

Posa Policia ka marrë informacionin, njësitet policore kanë arritur ta kapin të dyshuarën, e cila është shoqëruar për në stacion policor për intervistim.

Pas marrjes së informacioneve të para, Prokurori i Shtetit ka vendosur që gruan e dyshuar ta ndalojë për 48 orë. / Sinjali

Lexo edhe:  Sulmohet një gazetar në Pejë, publikohen pamjet