Java me mot të ndryshueshëm dhe jostabile

Java me mot të ndryshueshëm dhe jostabile

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranesirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndersa në disa zona të kufizuara ekziston rrezik për breshënizë. Temperaturat do të shënojnë ulje në vlerat e maksimaleve .
E merkurë. Mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu . Në fushat termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Një ditë që do t’i gjasoj stinës së vjeshtë së vonë.
E enjte- Mot kryesisht i qetë dhe i fresket . temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë në krahasim me temperaturat e ditës së mëparshme.
E premte. Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante.
-Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit.

Lexo edhe:  Emrat e tre të arrestuarve për bixhoz të paligjshëm në Deçan, dy prej tyre rreth 70-vjeçarë