Hoxha Fatmir Latifaj jep shembull, takohet me priftin Don Albert Jakaj dhe e quan vëlla

Imami nga Mitrovica, Fatmir Latifaj, ka dhënë shembull të tolerancës ndërfetare në Kosovë.

Ai e ka takuar rastësisht priftin Don Albert Jakaj dhe janë parë në disponim të dy, shkruan “Jepi zë”.

Madje, ai e ka quajtur vëlla priftin kosovar, duke shtuar se kur mbizotëron dashuria e Zotit, ruhet vëllazërua dhe njerëzia.

“Kur dashuria e Zotit mbizotëron, ruhet Vëllazëria dhe Njërzia! Një takim i rastit në aeroportin e Bazelit me vllaun e gjàkut Don Albert Jakaj…!”, ka shkruar Fatmir Latifaj.

Lexo edhe:  Aksidenti në dalje të Prishtinës, shoferi dyshohet se shkaktoi aksidentin qëllimisht