Ish-pjesëtari i Policisë i gatshëm t’i kthehet uniformës pa pagesë pas situatës në veri

Edhe një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës është shprehur i gatshëm të rikthehet në krye të detyrës.

Fahri Zhushi i cili kishte dhënë dorëheqje në vitin 2002, ndërsa 20 vite më vonë tha se do të rikthehej edhe pa pagesë.

Këtë vendim ai e mori pas situatës së krijuar në vend, ku policët serbë kanë braktisur uniformën e Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Postim me shkas

Unë Fahri Zhushi kam filluar punën si pjestar i Policis së Kosovës në vitin 2000

Per arsye të mia personale dhe pas kërkeses  time ne vitin 2002 jam liruar nga puna si pjestar i Policis së Kosoves

Pas situates sē krijuar në vend edhe unë iu bashkohem thirrjes së ish kolegëve

Pra unë Fahri Zhushi jam i gatshëm të kthehem ti shërbej Kosoves time

PA PAGES DHE PA ASNJË LLOj KOMPENSIMI

Për aq kohë sa është e nevojshme për vendin tim

Adresim publik drejtuar

Presidentes së Kosoves Vjosa Osmani

Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti

Dhe të gjitha institucioneve Shtetrore që merren me qështjen e Siguris në vend

Lexo edhe:  Punëtori nga Ferizaji mbetet pa fjalë kur hap zarfin që i kanë dërguar mërgimtarët (Video)