Polici që dha dorëheqje për shkaqe ekonomike, kërkon të kthehet në punë pasi zyrtarët serbë braktisën uniformën

Ish pjesëtari i Policisë së Kosovës, Besnik Leci, i cili kishte dhënë dorëheqje në korrik të këtij viti, ka kërkuar të kthehet në vendin e tij të punës.

Leci përmes një postimi në Facbook tha se e tërheq publikisht vendimin e tij për dorëheqje nga Policia e Kosovës, shkruan Jepi zë.

Këtë veprim ai tha se po e bën duke parë situatën lidhur me zhvillimet e fundit ku pjesëtarët e policisë nga komuniteti serb kanë braktisur uniformën e Policisë së Kosovës.

Tutje ai u ka bërë thirrje edhe ish kolegëve të tjerë që për arsye të ndryshme janë dorëhequr nga Policia e Kosovës, të bëjnë kërkesë për t’u rikthyer.

Ndryshe, togeri i policisë kishte dhënë dorëheqje për shkak të pagës jo të mjaftueshme dhe kushteve jo të mira në Policinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Te nderuar Udheheqes të Institucioneve të Republikes se Kosoves.

Te nderuar kolegë, pjestarë te Policise së Kosovës, familjarë, miq dhe ju shoqëri.

Duke parë situatën lidhur me zhvillimet e fundit lidhur, sidomos ne pjesën veriore të vendit, ku pjesëtarët e policisë nga komuniteti Serb kanë braktisur uniformën e Policise së Kosovës, unë si ish-pjesëtar i Policise së Kosoves me graden Toger, terheqi publikisht Vendimin tim per Doreheqje nga Policia, të cilin për arsye ekonomike e kam marre ne daten 15.07.2022 dhe kerkoj mundesine për t’u kthyer nē Polici, tē cilën momentalisht na e ndalon Udhèzimi Administrativ 01/2021 Mbi Mardhënien e punes në Policine e Kosoves.

Po ashtu u bej thirrje të gjithe ish-kolegëve qe kanë dhene dorëheqje vullnetarisht për arsye të ndryshme që të parashtrojne nje kerkesë per ri kthim në Policinë e Kosoves per të kontribuar, gje që besoj se eshte shume e nevojshme në këte periudhe të zhvillimit te ketyre ngjarjeve.

Lexo edhe:  Tragjedia e vrasjes për tokë në familjen Berisha, Policia jep detaje

Zot ruaje dhe bekoje vendin dhe popullin tim!

Policia e Kosovës, krenaria ime dhe e vendit tim!