Identifikohet një person që e bëri për spital menaxherin e Bon Vivantit
Të martën mbrëma ka ndodhur një incident në lokalin “Bon Bivant” në Prishtinë.
Policia e Kosovës bëri të ditur se disa persona kanë sulmuar menaxherin e këtij lokali duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Më pas, i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas njoftimit nga Policia, njëri nga të dyshuarit është identifikuar kurse rasti vazhdon të hetohet.
“Rr. Rexhep Luci , Prishtinë 28.03.2023-21:10. Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali), duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është identifikuar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Gjithçka që kishte nisur për një përleshje kishte përfunduar me intervenimin e Policisë së Kosovës.