Gruaja në Prishtinë denoncon burrin për dhunë në familje, 43-vjeçari dërgohet në mbajtje

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, për fat të keq është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Në Polici kanë përfunduar dje edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti verbal mes tyre, duke bërë që 43-vjeçari të eskalojë në dhunë fizike.

37-vjeçarja ka marrë lëndime trupore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Gjatë vitit 2023, 5 mijë punëtorë të huaj erdhën në Kosovë