I thirrën për ta ndaluar një përleshje në trafik, e pësuan keq edhe policët u rrahen edhe ata që dolen në vendin e ngjarjes!

U thirrën pas një përleshjeje që ngjau për një aksident me makina, e nuk shpëtuan as vet pa u sulmuar. Dy policë u rrahën e kanosën derisa po arrestonin vozitësin dhe pasagjerin e njërës veturë.

Ngjarjes që ngjau në rrugën Bajram Veliu të Rahovecit, i parapriu një kacafytje në mes të pasagjerit të arrestuar dhe vozitësit të makinës tjetër. Këtij të fundit i ishte dëmtuar edhe telefoni.

“Të njëjtit janë sjellë në stacionin policorë, u është bërë matja e alkoolit në gjak, tek vozitësi i automjetit rezulton se ka 1,63 promil, ndërsa tjetri ka refuzuar matjen e alkoolit”, tha Fazli Morina, komandant në Stacionin Policorë të Rahovecit.

E në momentin që u njoftuan se do të ndalohen, njëri nga ta tentoi të arratiset nga stacioni policorë.

“Falë efikasitetit të zyrtarëve policorë ende pa u larguar mire, i njëjti vihet prapë nën arrest dhe sillet në stacion”, tha tutje Morina.

Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Ndërsa i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec.

Klan Kosova provoi të mësonte detaje se në çfarë gjendje ishte sjellë 59 vjeçari, por nga QKMF nuk pranuan të deklarohen.

Lexo edhe:  E vodhën veturën, e më pas vdesin dy shqiptarë pasi u aksidentuan në Itali