Aksident i rëndë mes një veture dhe kamioni në Lipjan, dy persona pësojnë lëndime trupore

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur sot në Lipjan, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin, zyrtari i Policisë për Informim, Agron Borovci.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka deklaruar Borovci.

Lexo edhe:  Këta janë katër dillerët e arrestuar në Gjilan, u kapën me heroinë e kokainë në vlerë të mbi 91 mijë €