Tragjedia në Podujevë, familja Halimi varrosi sot djalin, edhe djalin tjetër humbën 8 vite më parë!

Familja Halimi nga Shtedimi i Podujevës ka falur gjakun e 30 vjeçarit Adnan Halimi, i cili vdiq mbrëmë si pasojë e aksidentit në rrugën Prishtinë – Merdarë, gjegjësisht në fshatin Shtedim.

“Prindërve të Adnanit sot ju ka përtri edhe një pikëllim se para edhe 8 viteve edhe Elhamin e keni përcjellë kësisoji, mirëpo jeta tek është e tillë me sfida, andaj në këto momente të lutemi me për familjen me u forcu sepse ju ka përtri dhimta. Ju bëj lutje të lutemi bashkë O zot që je krijues i joni e universitt jepi sabër, durim në vecanti nanës edhe babës edhe gjyshit edhe gjyshës, vllaznive e motrave edhe që të gjithë neve”, ka thënë Mulla Idrizi përgjatë vorrimit.

“Na u ka ngarku barra me këto dhimtë përditë, e në këto momente më duhet me dhanë një mesazh para juve edhe me kon me na dëgju të gjithë në vecanti të rinjtë, ju lutem të rinjë e të rejave keni respekt ndaj prindërve, dëgjoni mos u hajlazitni, keni kujdes se njeriu është krijesa numër një që e ka falë cdo gjë tjetër është në shërbim të njerëzimit. Keni kujdes ruanu, ruanu”, ka shtuar tutje ai.

Lexo edhe:  Arrestohen dy shqiptarë në Zvicër, po punonin “pa letra”