Sulmohet policia e Kosovës në Leposaviq

Një veturë e policisë së Kosovës është sulmuar dje në Leposaviq.

Rasti është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh, shkruan lajmi.net.

Aty thuhet se është raportuar se një veturë e policisë është sulmuar me mjete të forta deri sa ka qenë në lëvizje.

Nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar deri më tani.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke hetuar nga njësitet kompetente.

Lexo edhe:  Gjendet 22-vjeçarja e zhdukur, thotë se qëndroi te e dashura e saj, familja nuk ia pranon lidhjen