I shkarkuari nga Albulena Haxhiu akuzon Tomë Gashin pse nuk e publikon ditarin e Astritit

Rasti i ndishëm i vdekjes së Astrit Deharit bëri që njerëzit të rezervohen nga deklaratat lidhur me këtë tragjedi. Ndërsa për Nacionalen, ish-kryeinspektori i Inspektoratit në Ministrinë e Drejtësisë. Ylber Topalli thotë me bindje se “Astriti nuk është vra”.

I vdekur në dorë të shtetit, por i vrarë në sytë e Vetëvendosjes, rastit Dehari nuk i është dhënë epilog.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, organizoi konferencë për media në dhjetorin e vitit të kaluar për rastin Dehari, ku njoftoi se zhvillimi i fundit për këtë çështje ka të bëjë me humbjen e mostrave të Astritit. Pak pas gjetjes së mostrave, Topalli tregoi se pse është i sigurt që Dehari nuk u vra nga askush.

“Opinioni shqiptar dhe familja e Astrit Deharit ka nevojë ta dijë të vërtetën. E vërteta e saktë është se pasi janë kthyer xhirimet, dëshmohet se Astriti nuk është vra dhe mundësia për t’u vra kanë qenë zero sepse ka qenë i vetmuar në dhomë. Nga dera e tij s’ka hy kërkush” – thotë Topalli.

Sipas ish-kryeinspektorit, Ministria e Drejtësisë po e vret përsëri Astrit Deharin.

“Ministria këtë ngacmim e bën Ministria e Drejtësisë këtë kaos, vetëm për t’i zgjuarplagët e familjes Dehari. Nëse Astrit Dehari ka vdekur njëherë, Ministria e Drejtësisë s’ka nevojë ta vrasë përsëri” – ka thënë Topalli.

Morina ishte kryeinspektor në Inspektoratin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cilu suspendua më 2022. E së fundi, është larguar nga puna.

“Kjo qeveri që një kohë të gjatë e ka krijuar një kauzë për Astrit Deharin dhe kohë pas kohe e ushqejnë atë kauzë me incidente dhe të pavërteta” – thotë Toalli.

“Është shumë e logjikshme që familja Dehari t’u thotë qeverisë ‘gjejeni kush ma ka vra djalin’. Por, këta s’munden me identifiku sepse nuk ka pasur vrasje” – shprehet Topalli.

Lexo edhe:  Ky është kosovari që dyshohet se u plagos në Shëngjin, dalin pamjet

Përveç se është i bindur se Astriti s’u vra, Topalli akuzon pushtetin se po fsheh diçka nga ky rast

“Fakti se ekziston një ditar i Astritit, siç ka thënë avokati familjes Dehari, Tomë Gashi, dhe nëna e Astritit s’e ka lexuar, unë e shoh se pushteti diçka po fsheh” – shton Topalli.

Kanë kaluar gjashtë vjet nga vdekja e Astrit Deharit. Opinioni publik kërkon zgjidhje të rastit,, ndërsa VV-ja kërkon drejtësi për aktivistin e vet.