Shoqata e Peshkatarëve kap në flagrancë me dinamit disa persona te liqeni i Badovcit, intervenon Policia

Federata e Peshkatarëve të Kosovës ka njoftuar se kanë kapur në flagrancë disa persona mbrëmë te Liqeni i Badovcit dhe është konfiskuar një sasi e dinamitit, që dyshohej se po përgatitej që të përdorej

Në njoftim thuhet se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ku dy persona tashmë janë arrestuar dhe një ndodhet në arrati.

“Kryetari i FPSRK  Bashkë më Kryetarin e Shoqates Krapi gjatë kontrolles ne liqenin e Badovcit hasem ne tre persona puntor tek ura e honrocit aty ku po rregullohet ura ata gjat dites punonin ne urë kurse gjat nates peshkonin me rrjeta po edhe kishin pregadit dinamit te cilt kishin qen te pregaditur qe të perdorin per kapjen e peshqiv në mas te madhe por pas intervenimit arritem te parandalojm hedhjen e dinamitit pasi kishin pregadit edhe miser te blur per joshjen e peshqiv ku kishin 3 kuti nga 3kg  pasi i pengum keta persona i njoftum policin dhe pasi erdhen policija e konfiskuan dinamitin icili ishte i perfundum vetem te leshohet ne ujë dhe te kryjn punen prandaj dy te dyshuar jan shoqru ne polici njeri nga ta osht ndalu per 48 orë kurse tjetri osht liru ne procedurë te rregull po ashtu edhe nje i dyshuar ka ik nga vendi i ngjarjes esht ne kerkim nga policia icili dyshohet se ka kap rrjeten e peshkimit dhe ka ik nga vendi i ngjarjes po injejti osht tani i njohur per policin.”

Lexo edhe:  Sanohet problemi, punëtorët e Trepçës të ngujuar në minierë kanë filluar të dalin!