Getinjo “tallet” përsëri me Xhulin: Të ka bërë të fala Isa Boletini

Getinjo sonte është rikthyer sërish në “BBVK” për të qëndruar 24 orë.

Ai ka filluar menjëherë të bëjë shaka me banorët që janë brenda

Ai i tha Vedatit se me veturë e kishte sjellë në” Big Brother Vip Kosova” një shok i babait të tij.

“Këtu me kerr më solli shoku i babait tim, Isa Boletini, e kishte në klasë babai im”, ka thënë Getinjo.

Këto fjalë të reperit shkaktuan të qeshura te pjesa tjetër e banorëve.

Kur u takua me Xhulin ai gjithashtu i tha asaj se “Të ka bërë të fala Isa Boletini”.

Ditë me parë, Xhuli kishte thënë se babai i saj ishte në klasë më Azem Galicën, derisa më pas e ka ndryshuar deklaratën, derisa ka thënë se e ka ngatërruar heroin me heronjtë Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.

Lexo edhe:  Nita Latifi flet për mesazhet kërcënuese të Zhaklinës: Kishte shumë agresivitet dhe…