I riu nga Prishtina ia publikon ish të dashurës fotot nudo 1 vjet pasi u ndanë, përfundon në pranga

Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale.

Ato përjetojnë dhunë psikike e fizike më së shpeshti nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Raste të tilla jo rrallëherë janë të trishta dhe gratë jo gjithmonë kanë përkrahje nga familjet dhe institucionet, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë, ku një burrë i ka shkaktuar telashe ish të dashurës së tij, ndaj të cilës përveç që kishte ushtruar dhunë psikike, ia ka publikuar disa foto intime, që ia kishte dërguar gjatë kohës sa kanë qenë bashkë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në dëshminë e viktimës, ish i dashuri me të cilin është ndarë që më shumë se 1 vjet i ka bërë presion në vazhdimësi, por në rastin e fundit ka eskaluar.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari fillimisht ia ka hapur një llogari të rremë në rrjete sociale, në emrin e saj dhe më pas ia ka publikuar fotot, duke i shkaktuar asaj shqetësim të madh.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Ngacmim”.

Lexo edhe:  “Na teshe djali djali”  – Komenti i tmerrshëm i mërgimtarit për babain e Triumf Rizës