Mitrovicë: Dy të dehur sumojnë policin, në tentim të ikjes aksidentojnë edhe veturën e policisë

Në qytetin e Mitrovicës janë arrestuar dy persona, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policorë.

Ata fillimisht ishin ndaluar nga policia por që në tentim të ikjes kanë goditur edhe veturën e policisë.

Me vendim të prokurorit të dy janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur( nën ndikim të alkooli) të cilët në ikje kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë. Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  U gjet i shtrirë në rrugë, Policia nis hetimet për vdekjen e 68-vjeçarit në Prizren