Historia e ish-futbollistit të Drenicës që vdiq në luftën e Sirisë, flasin ish-trajneri i bashkëlojtari i tij

Vite më parë, nga FC Drenica u largua në mënyrë misterioze një futbollist premtues. Para rreth 10 viteve, ish-futbollisti Hyseni Kabashi, vendosi ta lë në gjysmë karrierën e tij për një udhëtim të largët e të pakthyeshëm.

Kabashi në emër të fesë shkoi në Siri për të mos u kthyer kurrë në Kosovë, sikurse shumë të rinj shqiptarë që e zgjodhën rrugën e njëjtë. Kabashi i ishte bashkuar shumë shqiptarëve të tjerë, të cilët aso kohe po luftonin në anën e forcave kryengritëse siriane kundër pushtetit të drejtuar nga Bashar al-Assad.

Ish-trajneri i tij te Drenica, Tahir Lushtaku dhe ish-bashkëlojtari i tij, Shkelzen Lushtaku për lajmi.net kanë folur për kohën sa Kabashi ishte pjesë e kuqezinvje.

Këta të fundit e vlerësuan Kabashin për kohën sa nisi karrierën si futbollist.

Trajneri Tahir Lushtaku u shpreh i befasuar kur kuptoi rrugën që mori Kabashi.

Më tej, futbollisti Shkelzen Lushtaku tha se ka qenë një lojtar me potencial dhe nëse do të ishte ende pjesë e futbollit të Kosovës, Kabashi do të ishte pjesë e ekipeve të mëdha.

Lexo edhe:  Messi i saktë nga penaltia, Argjentina në epërsi