Trepça fiton finalen e parë në garën për kampion të Kosovës

KB Trepça ka fituar finalen e parë të “Play-off”-it, duke e mposhtur Golden Eagle Ylli nga Suhareka, me rezultat 77-68, shkruan 02 press.

Trepça e nisi pjesën e parë me disavantazh ndaj ekipit nga Suhareka, por në fundin e lojës e riktheu rezultatin.

Ekipi mitrovicas e ka mposhtur Prishtinën në gjysmëfinale me rezultat 3:0.

Ky është viti i tretë me radhë që Trepça arrin finalen. Dy vitet e kaluara nuk arriti të shpallet kampione, ndërsa mitrovicasit kanë varur shpresat e tyre te ky vit. /02Press

Lexo edhe:  Dhuna në familje s’ka të ndalur: I riu nga Drenasi e bën për spital gruan, përfundon në ndalim