Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj “ia terroi” serbit në raundin e parë

Viktima e radhës e boksierit Roberto Bakaj ishte serbi Jovan Zdelar, i cili ra për tokë pas disa breshëri goditjesh të luanit shqiptar në raundin e parë.

Gjatë matjeve, Bakaj e ironizoi keq serbin duke i dhuruar trëndafila.

Gjatë karrierës së tij në boksin profesionist, Bakaj ka tetë fitore në po aq ndeshje e të gjitha këto i ka arritur me KO.

Për Minuta e Fundit në Klankosova, Roberto Bakaj u shpreh shumë i lumtur për këtë fitore si dhe e tregoi arsyen se pse i dhuroi lule boksierit serb.

Ky ishte meçi i fundit i Roberto Bakajt për vitin 2022.

Lexo edhe:  Blero i zhgënjyer me Përfaqësuesen e Kosovës: Nuk ua patëm për borxh që të na i bëni fëmijët tonë të qajnë