Haxhiu viziton ish krerët e UÇK-së: U përqafuam me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka vizituar dje dhe sot ish krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai me këtë rast ka shkruar “dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg”.

Ai tutje ka njoftuar se ka takuar siç ka thënë ai “shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun”.

“U përqafuam dhe u përshëndetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfator”, ka shkuar Haxhiu.

 

Lexo edhe:  Kleriku serb në Vushtrri gjendet i vdekur brenda kishës, aty gjendet edhe një letër