Aksident i rëndë në Tiranë: Përmbyset autobusi, lëndohen tre persona

Një aksident ka ndodhur në zonën e Saukut, kur një autobus i linjës interurbane Tiranë-Krrabë ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se 3 pasagjerë kanë mbetur të lënduar, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, autobusi në momentin e aksidentit është përplasur edhe me 2 mjete në rrugën e Elbasanit, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Foto nga vendi i ngjarjes

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe pas testit të alkoolit, drejtuesi i autobusit Gentjan Qosja nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike. Në vendngjarje ndodhen edhe shërbimet e ambulancës.

 

Lexo edhe:  "Kijamet" në Kosovë, shi i madh e kokrriz përfshin vendin