Punëtori i shitores ‘Viva Fly’ në Fushë Kosovë kërcënon klienten dhe rrihet me të dashurin e saj

Për motive ende të panjohura, një punonjës i një shitoreje në rrugën ‘Dardania’ në Prishtinë, dyshohet se është përfshirë në një sherr me një kliente dhe të dashurin e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se shitësi i ‘Viva Fly’, dyshohet se ka ofenduar me fjalë të rënda dhe ka kërcënuar një kliente, çka ka bërë që kjo e fundit të njoftojë të dashurin e saj.

E gjithë zënka u thellua edhe më shumë pasi i dashuri i vajzës shkoi në shitore që të sqarohet me të dyshuarin e që më pas gjithçka eskaloi në dhunë. Shitësi 26-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër dhe më pas të dy janë përfshirë në një përleshje.

Si pasojë e kësaj, dy të dyshuarit kanë marrë lëndime trupore, për çka edhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia.

Palët janë shoqëruar ë stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Në kuadër të veprimeve hetimore, janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë që monitorojnë atë zonë, teksa me vendim të prokurorit, shitësi i shitores është dërguar në mbajtje.

Sinjali ka provuar që të kontaktojë me ‘Viva Fly’, mirëpo numri në faqen zyrtare nuk ishte në dispozicion.

Lexo edhe:  Presidenca: Dy vetura të serbëve të Kosovës u dogjën në Zubin Potok, duket se vetëm shkaku i targave RKS