Hamza Jashari fiton gradën “Mjeshtër i Xhudos”

Përmes një postimi në “Facebook”, trajneri i ekipit kosovar të xhudos, Driton Kuka ka njoftuar se Hamza Jashari ka fituar sot gradën “Mjeshtër i Xhudos”.

Jasharin me këtë gradë e vlerësoi Komisioni për Breza, i cili përbëhej nga Driton Kuka, Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku, raporton KosovaPress.

“Nder dhe privilegj që sot u gradua nga Federata jonë para Komisionit për Breza ku ishim unë Majlinda dhe Fatosi e vlerësuam Hamza Jashari me gradën Mjeshtër i xhudos.

Urime Hamzë titulli i Mjeshtrit”, shkroi Kuka në “Facebook”.

Lexo edhe:  Mposhtet "bisha" Ilir Latifi