Burri në Prishtinë rrah brutalisht bashkëshorten e tij, intervenon Policia

Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese. Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë.

Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 41-vjeçarja ka deklaruar se pas një konflikti verbal me bashkëshortin e saj, ai e ka sulmuar fizikisht.

Për shkaqe sigurie, ajo ka kërkuar që të strehohet në shtëpinë e prindërve të saj, teksa i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  E rëndë për familjen Sokoli nga Gjakova: 38-vjeçarja që dogji veten para dy javësh, vdes në QKUK