Halil Kastrati dhuron një banesë në Vushtrri, niset edhe një shtëpi e re

Humanisti Halil Kastrati ka bërë të ditur se sot është dhuruar një banesë për një familje nevojtare në Vushtrri.

Gjithashtu, Kastrati tregoi se u nis edhe një shtëpi e re.

Postimi:

Sot u dhurua nje Banese dhe u nis nje Shtepi e re ☺️

Ne Komunen e Vushtrrise

Shkuam dhe e vizituam nje nene me dy vajza ne Mitrovice, e gjetem ne kushte shume te renda, gjate degjimit te rrefimit te jeteses se tyre ja beme surprize lajmin se u bene me banese te re ne qytetin e Vushtrrise

Donator te vetem te kesaj banese  jane pronaret e kompanis APETITI

Vazhduam rrugen per ne fshatin Oshlan dhe e vizituam nje nene me 5 femije jetim

Edhe kesaj familje ja kumtuam lajmin se po behen me Shtepi te re

Bamires, Zoti kurre mos ju humbte!

Lexo edhe:  Ky është 48-vjeçari që u kap me armë ilegale e drogë në shtëpinë e tij në Prishtinë, kërcënoi policët