Eurodeputeti holandez: Kosovarët më në fund do të udhëtojnë pa viza në 2024

Eurpdeputeti, Thijs Reuten, ka thënë se kosovarët më së largu deri më 1 janar të vitit 2024 do të udhëtojnë pa viza.

Reuten e ka mirëpritur miratim liberalizmin e vizave nga Këshilli i Ministrave të BE-së.

“Një hap i rëndësishëm! E mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti [ndodh] votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Europian. Më së voni më 1 janar 2024 Kosova do të marrë vendimin e merituar dhe të vonuar të udhëtimit pa viza”, ka shkruar Reuten në Twitter.

Lexo edhe:  "Sulmohet" Qeveria nga protestuesit, mbulohet me tym të zi