Babai kërcënon seriozisht vajzën e tij, përfundon në ndalim policor

Jo rrallëherë fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes. Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Obiliq, ku një burre po dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari e ka kërcënuar seriozisht të bijën, për motive akoma të panjohura.

Si rezultat i raportimit, babai i dyshuar është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”

Lexo edhe:  E rëndë: Ky është 45-vjeçari që vdiq në Spitalin e Gjakovës, familja dyshon se nuk e mori trajtimin e duhur