E dhimbshme: Ky është kosovari që humbi jetën pas përplasjes së dy kamionëve në Itali

I riu kosovar, Haris Shala, ka humbur jetën dje pas përplasjes së dy kamionëve në Itali.

Shala ishte i njohur në qytetin e Pizës, ku prej disa kohësh punonte si shofer kamioni, madje kalonte disa ditë jashtë qytetit.

Familja Shala ishte goditur nga një tjetër humbje shumë e rëndë më 17 tetor 2021.

Kushëriri i Harisit, Besmiri, 29 vjeç, punëtor magazine, vdiq pasi u rrëzua nga skuteri i tij në rrethrrotullimin midis Pizës dhe San Xhulianos.

Lexo edhe:  Po shijonte lirinë nga arratia që nga janari, ky është 30-vjeçari i arrestuar për gjashtë vepra penale në Prishtinë